Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimore me 30 vite përvojë në treg, e njohur në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të ndërtimit. Forca kryesore e kompanisë është ekipi, ndaj kompania synon të ofrojë një mjedis mikpritës ku secili vlerësohet për punën dhe përvojën që sjell.
Te Agikons sh.p.k., avancimi dhe vlerësimi i stafit bazohen në rezultatet e arritura në punë.
Kompania ofron një vend pune të qëndrueshëm, mundësi zhvillimi profesional dhe rritje page pas çdo avancimi në karrierë.
Agikons sh.p.k. kërkon një Shërbim Klienti në sektorin e shitjeve.
Detyrat
- Ndihmon në procesin e shitjes së njësive, pa mbajtur përgjegjësi për shitjen e pronës.
- Kryen shitjen e produkteve dhe shërbimeve shtesë.
Përcakton objektiva të qarta për:
- Standardin e shërbimit.
- Saktësinë e procesit.
- Rezultatet e shitjes së produkteve opsionale.
U jep mbështetje menaxherëve të shitjes gjatë:
- Takimeve me klientë të rinj.
- Prezantimit të projektit dhe alternativave standarde.
- Hartimit të dokumentacionit deri në përfundimin e kontratës.
- Garantimit të një kalimi të organizuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas lidhjes së kontratës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose në një fushë të ngjashme.
- Të paktën 3 vite përvojë në ndërtim / real estate.
- Përvojë në after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling) dhe koordinim multi-projekt.
- Njohje të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në sektorin e ndërtimit.
Aftësitë dhe kompetencat kryesore:
- Lidership në aspektin operacional dhe komercial.
- Aftësi negociuese për produkte me vlerë të shtuar.
- Fokus te klienti dhe realizimi i rezultateve.
- Mendim analitik dhe kujdes ndaj kostove.
- Shkathtësi shumë të mira për koordinim ndër-departamental.