Përshkrimi
Agikons sh.p.k operon në fushën e ndërtimit prej 30 vite dhe ka marrë vlerësim ndërkombëtar për standardin e lartë të ndërtimeve të saj. Kompania e konsideron stafin si forcën e saj kryesore dhe kujdeset që punonjësit të kenë një mjedis mikpritës, ku puna, përvoja dhe çdo kontribut i tyre të vlerësohen.
Çdo punonjës i Agikons sh.p.k. mund të avancojë në detyrë dhe të marrë vlerësim në bazë të rezultateve që arrin në punë.
Agikons sh.p.k. u ofron një zgjedhje të përshtatshme personave që kërkojnë siguri në punë, zhvillim në karrierë dhe pagesë të mirë pas çdo avancimi.
Kompania kërkon të punësojë një Shërbim Klienti në Real Estate.
Detyrat kryesore
- Administron marrëdhëniet ndërmjet klientit dhe kompanisë, duke filluar nga nënshkrimi i kontratës e deri te dorëzimi fizik i pronës së blerë.
- Pranon në përgjegjësi portofolin e klientëve dhe e administron atë sipas projekteve përkatëse.
- Trajton kërkesat e klientëve për ndryshime në pronën e blerë, plotëson formularët përkatës, i përcjell në departamentet e caktuara dhe njofton klientët për vendimet brenda afatit të parashikuar nga procedura.
- Njofton klientët mbi fazën e punimeve në objekt, në mënyrë që ata të dërgojnë projektet brenda afateve të përcaktuara për atë fazë.
- Bashkërendon punën me strukturat e tjera të kompanisë, përfshirë Inxhinierët zbatues, Arkitektë dhe Master-in e Projektit, për informacionet që klientët kërkojnë mbi ecurinë e punimeve të projekteve.
- Monitoron marrëdhëniet financiare ndërmjet klientit dhe kompanisë, të cilat përcaktojnë dhe kushtëzojnë realizimin e ndryshimeve të miratuara për objektin e klientit.
- Mbikëqyr punimet në projektet përkatëse sa herë që kjo nevojitet.
- Regjistron të gjithë aktivitetin dhe ia raporton saktë eprorit, duke përdorur formatin e përcaktuar dhe duke respektuar procedurën në fuqi.
- Bashkërendon komunikimin ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështjet që shfaqen pas nënshkrimit të kontratës, duke zbatuar me përpikëri procedurat e kompanisë dhe duke siguruar përmbushjen në kohë të kërkesave.
- Trajton dhe ndjek ankesat e problematikat e klientëve deri në zgjidhjen e plotë të tyre, për të siguruar shërbim cilësor dhe kënaqësi më të lartë të klientëve.
- Bashkëpunon me Departamentin ligjor dhe financën për të ndjekur përfundimin e kontratës së shitjes pas lëshimit të certifikatës së pronësisë.
- Ndjek rastet e klientëve që vonojnë pagesën e kësteve.
- I paraqet raportim të përditshëm Drejtorit të Departamentit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet arsim i lartë i përfunduar.
- Nevojitet përvojë pune mbi 1 vit në fusha të ngjashme.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i një gjuhe të huaj, me përparësi anglishten.