Përshkrimi
Pozicioni ka për detyrë të ofrojë shërbime cilësore cash dhe jo-cash në përputhje me standardet e Bankës, duke kuptuar, vlerësuar dhe trajtuar me profesionalizëm nevojat e klientëve, me qëllim që ato të shndërrohen në shitje dhe në përmbushje të objektivave të caktuara nga menaxherët.
Detyrat
- Të ketë njohuri të mira mbi produktet e katalogut të bankës dhe t’i përshtatë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Të realizojë transaksione cash për të gjitha segmentet e klientëve.
- Të diskutojë dhe të pranojë aplikime për Çelje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Çeku, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj., duke garantuar që të gjitha të dhënat e marra nga klientët janë në përputhje me politikat dhe direktivat e bankës.
- Të kryejë në sistemet/aplikacionet e bankës veprimet jo-cash, duke zbatuar të gjitha procedurat operacionale që lidhen me këtë funksion.
- Të përpunojë vlerat monetare në përputhje me procedurën e Bankës së Shqipërisë dhe procedurat e RBAL.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Financë, Marketing.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi shumë të mira për punë në ekip.
- Gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analitike.