Përshkrimi i rolit
Pozita siguron shërbime profesionale cash dhe jo cash, në përputhje me standardet e Bankës. Ajo identifikon, analizon dhe adreson me profesionalizëm nevojat e klientëve, me synim shndërrimin e tyre në shitje dhe realizimin e objektivave të vendosura nga menaxherët.
Detyrat kryesore
- Të njohë mirë produktet në katalogun e bankës dhe t’i përshtatë ato me nevojat e klientëve.
- Të realizojë transaksione cash për të gjitha segmentet e klientëve.
- Të shqyrtojë dhe pranojë aplikime për Celje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Ceku, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj., duke garantuar që të dhënat e klientëve përputhen me politikat dhe direktivat e bankës.
- Të kryejë veprime jo cash në sistemet/aplikacionet e bankës, duke zbatuar të gjitha procedurat operative që lidhen me funksionin e saj/tij.
- Të përpunojë vlerat monetare sipas procedurave të Bankës së Shqipërisë dhe procedurave të RBAL.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Finance, Marketing.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi shumë të mira për bashkëpunim në grup.
- Aftësi për përshtatje të shpejtë ndaj ndryshimeve.
- Aftësi të mira analitike.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen për fazën e intervistës do të kontaktohen.