Përshkrimi
Aluflor vepron në fushën e ndërtimit të fasadave me teknologji të avancuar, si edhe të dritareve dhe dyerve, duke përdorur sisteme profili alumini, pajisje përpunimi, aksesorë dhe ekspertizë teknike të standardit të lartë. Kompania ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit dhe dallohet për ofrimin e zgjidhjeve teknike funksionale. Në këtë kuadër, ALUFLOR është në kërkim të një Shef/e Logjistike.
Detyrat
- Të tregojë angazhim maksimal gjatë gjithë orarit të punës.
- Të komunikojë mirë me kolegët dhe të jetë i/e gatshëm/me të ofrojë mbështetje sa herë që paraqiten nevojat e kompanisë.
- Të shquhet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi në punë.
- Të zotërojë aftësi organizative dhe kreative, si edhe të kontribuojë me ide të reja.
- Të punojë në përputhje me objektivat dhe synimet e kompanisë.
- Të ruajë konfidencialitetin në lidhje me informacionet e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë 2-3 vite përvojë në këtë fushë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup.
Adresa: Rr."Gramoz Pashko", Terminali i Jug-Lindjes, Tiranë.