Përshkrimi
Linja e raportimit: Bordi Drejtues / Drejtori Ekzekutiv (CEO)
Përmbledhje e pozicionit:
Shefi i Financës drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë financiare të kompanisë dhe menaxhon ekipin e ekonomistëve. Roli përfshin hartimin e analizave të hollësishme të kostove dhe përfitimeve, si edhe formulimin e rekomandimeve strategjike për të mbështetur bordin drejtues në vendime afatgjata dhe të qëndrueshme.
Përgjegjësitë
Detyrat kryesore të rolit:
- Të zhvillojë strategjinë financiare në përputhje me synimet e kompanisë, të kujdeset për zbatimin e saj dhe ta përditësojë atë.
- Të hartojë raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore, si edhe analiza financiare të hollësishme, për t’ia prezantuar bordit drejtues.
- Të vlerësojë rezultatet financiare të kompanisë dhe projektet në zhvillim, duke rekomanduar masa për përmirësim dhe rritje të qëndrueshme.
- Të drejtojë buxhetimin dhe planifikimin financiar për çdo vit.
- Të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet financiare, si dhe të rekomandojë politika për administrimin e tyre.
- Të garantojë respektimin e standardeve kontabël dhe fiskale në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë.
- Të drejtojë mbikëqyrjen e departamentit të financës dhe kontabilitetit, duke siguruar funksionimin efektiv të kontrolleve të brendshme dhe integritetin e raportimit financiar.
- Të menaxhojë ekipin e financës dhe të nxisë zhvillimin profesional e përmirësimin e aftësive të punonjësve.
- Të kontribuojë aktivisht në mbledhjet e bordit drejtues me rekomandime për vendime strategjike, përfshirë investimet, zgjerimin dhe uljen e kostove, ndër të tjera.
- Të mbajë bashkëpunim të mirë me bankat, investitorët dhe institucionet financiare.
Kualifikimet e nevojshme
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose në fusha të përafërta.
- Kualifikimet plotësuese vlerësohen si përparësi.
- Të ketë të paktën 10 vite përvojë në funksione financiare, përfshirë së paku 5 vite në role drejtuese.
- Të zotërojë përvojë në analizë financiare të avancuar, planifikim strategjik dhe administrim buxheti.
- Të zotërojë njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në përdorimin e sistemit Navision (Business Central).
- Të njohë në nivel të shkëlqyer legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël shqiptare e ndërkombëtare.
- Të ketë aftësi të nivelit të avancuar në kontrollin financiar, kontabilitet, analizë financiare dhe menaxhimin e performancës.
- Të shfaqë aftësi të shkëlqyera drejtuese, komunikuese, organizative dhe në marrëdhëniet ndërpersonale.
- Të karakterizohet nga integritet i lartë profesional dhe aftësi për marrjen e vendimeve strategjike.
Çfarë ofrohet:
- Shpërblim vjetor dhe pagë në nivel tepër konkurrues.
- Mundësi për rritje profesionale dhe për të ndjekur trajnime kombëtare e ndërkombëtare.
- Përfshirje e drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e nivelit të lartë të kompanisë.
- Kompania siguron transportin.
Dokumentet e kërkuara