Përshkrimi
Kompania 4 A-M kërkon të angazhojë një Shef Finnce me përvojë të gjerë dhe me përgatitje të lartë profesionale.
Detyrat
Kandidatët duhet të jenë në gjendje të mbajnë përgjegjësi të rëndësishme dhe të realizojnë këto detyra kryesore:
- Të hartojnë planifikimin financiar.
- Të mbikëqyrin të ardhurat dhe shpenzimet.
- Të administrojnë proceset e kontabilitetit.
- Të ndjekin detyrimet ligjore ndaj shtetit.
- Të menaxhojnë raportet me bankat.
- Të kryejnë analiza financiare dhe të mbajnë nën kontroll rrezikun financiar.
- Të raportojnë çdo çështje problematike që paraqitet.
- Të kontribuojnë në vendimmarrjen e kompanisë përmes menaxhimit të saktë dhe vlerësimit të drejtë të gjendjes financiare.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet e larta Master pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranes.
- Kërkohet përvojë pune minimale prej 7-10 vite në role të ngjashme.
- Aftësitë komunikuese, drejtuese dhe bashkëpunuese, si edhe njohja e gjuhëve të huaja, përbëjnë një avantazh shtesë në CV.