
Punësohu te Endi Center si Shankist/e dhe bëhu mjeshtri që qëndron pas banakut, aty ku çdo pije përgatitet me kujdes dhe shije. Ti do të jesh personi që u sjell klientëve freskinë dhe cilësinë në çdo gotë.
Në përditshmërinë tënde do të përgatitësh pije të ndryshme, do të mbash rregull e higjienë në banak dhe do të komunikosh drejtpërdrejt me mysafirët për t'u ofruar shërbimin më të mirë. Do të punosh në një ambient energjik, ku ritmi i shpejtë e bën çdo ditë interesante.
Nëse je i/e shkathët, i/e organizuar dhe të pëlqen puna me njerëz, kjo pozitë të pret ty.