
Shanku është zemra e lokalit, dhe ju do të jeni aty ku ndodh gjithçka. Si Shankiste do të përgatitni pijet sipas porosive, do të mbani rregull në hapësirën e shankut dhe do të siguroni shërbim të shpejtë e të sjellshëm për mysafirët.
Puna kërkon shkathtësi, vëmendje dhe aftësi për të punuar nën presion gjatë orëve të pikut. Bashkëpunimi me kolegët e ekipit e bën punën më të lehtë dhe shërbimin më të mirë.
Janë të hapura 2 pozita, me vend pune në Mondo Caffe, Bregu i Diellit, Prishtinë.