1. Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin)
Ndërmarrja Kulinare SHPK, me seli në Graçanicë, merret me furnizimin e sektorit të gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Kompania është në kërkim të një punëtori të motivuar që t’i bashkohet ekipit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kryejë riparimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si shporete, skara, furra, friteza, mikrovala, prerëse të ndryshme dhe pajisje të ngjashme.
- Të merret me riparimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ftohjes, përfshirë frigoriferë të ndryshëm dhe makina të akullit.
- Të riparojë, servisojë dhe mirëmbajë pajisje me gaz (plin), si shporete, skara dhe friteza.
- Të komunikojë në mënyrë efektive dhe të bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe kolegët.
- Të zbatojë procedurat dhe standardet e ndërmarrjes lidhur me shërbimin ndaj klientëve.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar shkollimin në fushën teknike ose ndonjë trajnim përkatës.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Të zotërojë aftësi të mira për organizimin dhe planifikimin e punës.
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm për punë ekipore.
- Të jetë i motivuar për ofrimin e shërbimeve cilësore.
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune dinamik dhe me frymë bashkëpunimi.
- Pagë konkurruese.
- Kompensim për orët shtesë të punës.
- Kontratë pune, orar dhe pushime të rregulluara sipas Ligjit të Punës 03/L-212.
Konkursi mbetet i hapur deri më 21 shtator 2026.