Përshkrimi
Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion financiar jobankar, i krijuar në vitin 2015 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), NORFUND, Crimson Capital dhe Bashkia Tiranë. Institucioni vepron në tregun financiar mes bankave dhe subjekteve të mikrofinancës, me synimin për të mbështetur bizneset mikro, të vogla dhe të mesme përmes një portofoli produktesh financiare që përfshin kredi, qira financiare dhe factoring.
Crimson Finance Fund Albania po kërkon një Senior Loan Officer / Business Credit Advisor me energji, motivim dhe dëshirë për t’iu bashkuar ekipit në degët e Tiranës dhe Durrësit.
Detyrat
- Promovon produktet financiare dhe u jep klientëve të mundshëm informacion të saktë lidhur me to.
- Shqyrton dhe mbështet kërkesat e klientëve duke realizuar analizën financiare dhe vlerësimin e biznesit të tyre.
- Harton propozimet për miratimin e financimeve.
- Zbaton dhe ndjek hapat proceduralë të nevojshëm deri në aprovimin e financimeve.
- Mbikëqyr ecurinë dhe cilësinë e portofolit të financimeve që administron.
- Kontrollon pagesat e financimeve dhe ndjek detyrimet e prapambetura.
- Përpilon raportimet e nevojshme për menaxhmentin.
- Merr nismë dhe kontribuon në përmirësimin e strategjive të shitjes.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në një fushë përkatëse, si ekonomi, financë ose bankë.
- Të paktën 3 vite përvojë në institucione financiare, me përparësi eksperienca në banka, në shitje dhe marketing të drejtpërdrejtë me klientin.
- Njohuri mbi funksionimin e sistemit bankar dhe financave, përfshirë kreditimin e MSME, riskun e kredisë, si edhe rregulloret dhe politikat përkatëse.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe shitjen e produkteve financiare.
- Shkathtësi analitike të forta, veçanërisht në leximin dhe interpretimin e pasqyrave financiare dhe në përgatitjen e analizave financiare.
- Përdorim shumë i mirë i paketës Office, sidomos i MS Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze, të preferuara nëse mbështeten nga provimet TOEFL apo IELTS.
Crimson Finance Fund Albania ju ofron
- Një mjedis pune dinamik dhe motivues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Pagë ndër më të lartat në treg.
- Skemë bonusi të lidhur me performancën.
- Sigurim privat shëndeti.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Certifikimet përkatëse