Viva Fresh Store zgjeron stafin me një Sektorist/e
Si Sektorist/e te Viva Fresh Store në Xërxë do të kujdesesh që raftet e sektorit tënd të jenë gjithmonë të plota, të pastra dhe të organizuara. Mbushja dhe mirëmbajtja e tyre bëhet sipas metodës FIFO dhe planogramit, duke ruajtur freskinë e produkteve.
Gjatë ditës do të mirëpresësh konsumatorët dhe do t’i ndihmosh me gjithçka u nevojitet, ndërsa do të kontrollosh afatet e produkteve dhe do t’i raportosh tek eprori. Kur është e nevojshme, do të mbështesësh edhe arkën dhe depon.
Viva Fresh të pret me pesë ditë pune në javë, sigurim shëndetësor dhe trajnime të certifikuara. Në një ambient mbështetës, puna jote të hap rrugën drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.
Detyrimet
- Mirëpritjen dhe shërbimin ndaj konsumatorëve
- Mbushja dhe mirëmbajtja e rafteve duke respektuar metodën FIFO dhe planogramin
- Kontrollin e afateve dhe deklarimin e tyre tek eprori sipas rregulloreve të brendshme
- Merr pjesë në procesin e arkës dhe depos kur kërkohet dhe është e nevojshme
Informacione të tjera
- Përvojë në retail / shitje me pakicë në pozitë të ngjashme
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale
- Përkushtim dhe etikë në punë
- Shkollimi dhe trajnimet relevante janë përparësi
- Person energjik, entuziast për punë me qasje pozitive dhe dëshirë për zhvillim profesional
- Ofrohet: vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim
- Ofrohet: sigurim shëndetësor
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh
- Lokacioni: Xërxë