
A je person i shkathët, i organizuar dhe të pëlqen puna aktive në dyqan? Viva Fresh Store po hap një pikë të re në Vushtrri dhe të fton të bëhesh pjesë e ekipit si Sektorist/e, ku do të kujdesesh që sektori yt të jetë gjithmonë në rregull të plotë.
Në këtë rol do të rregullosh dhe furnizosh mallin në rafte, do të mbash pastërtinë e rendin e sektorit dhe do të ndihmosh klientët gjatë blerjeve. Puna është dinamike dhe të mban aktiv gjatë gjithë ditës.
Viva Fresh të ofron një ambient mbështetës me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale, orar prej vetëm 5 ditësh në javë, sigurim shëndetësor dhe trajnime të certifikuara. Bashkohu me Viva Fresh dhe ndërto karrierën tënde.