Viva Fresh Store hap konkurs për pozitën Sektorist/e në Malishevë
A je Sektorist/e dhe kërkon një mjedis pune modern e pozitiv? Viva Fresh Store hap konkurs në Malishevë dhe të fton të bëhesh pjesë e ekipit, në një ambient mbështetës me mundësi shkëlqyera për rritje profesionale.
Në përditshmërinë tënde do të kujdesesh për mirëpritjen dhe shërbimin ndaj konsumatorëve, do të bësh mbushjen dhe mirëmbajtjen e rafteve duke respektuar metodën FIFO dhe planogramin. Do të kontrollosh afatet dhe do t'i deklarosh ato tek eprori sipas rregullores së brendshme, dhe do të marrësh pjesë në procesin e arkës e depos kur kërkohet.
Është një mundësi e mirë për një person energjik dhe entuziast me dëshirë për zhvillim profesional, me mundësi reale për avancim në karrierë dhe trajnime të certifikuara.
Angazhimet
- Mirëpritjen dhe shërbimin ndaj konsumatorëve
- Mbushja dhe mirëmbajtja e rafteve duke respektuar metodën FIFO dhe planogramin
- Kontrollin e afateve dhe deklarimin e tyre tek eprori sipas rregullores së brendshme
- Merr pjesë në procesin e arkës dhe depos kur kërkohet dhe është e nevojshme
Kualifikimet:
- Përvojë në retail/shitje me pakicë në pozitë të ngjashme
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale
- Përkushtim dhe etikë në punë
- Shkollimi dhe trajnimet relevante janë përparësi
- Person energjik, entuziast për punë me qasje pozitive dhe dëshirë për zhvillim profesional
Çka ofrojmë:
- Vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë
- Sigurim shëndetësor
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh