Fillo rrugëtimin tënd profesional te QTA si Sektorist/e dhe bëhu pjesë e një ekipi që ndërton të ardhmen bashkë. Këtu do të jesh personi që kujdeset për mbarëvajtjen e sektorit, duke garantuar që çdo produkt të jetë në vendin e duhur dhe klientët të gjejnë atë që kërkojnë.
Në përditshmërinë tënde do të organizosh rafte, do të ndjekësh gjendjen e mallit dhe do të ndihmosh klientët me orientim e këshilla. Do të punosh në një ambient dinamik e mbështetës, ku aftësitë organizative dhe orientimi ndaj klientit vlerësohen çdo ditë.
Nëse je energjik/e, i/e përkushtuar dhe synon zhvillim profesional, kjo është mundësia jote për t'u bërë pjesë e ekipit tonë.