Përshkrimi
Dutch Global Maintenance (DGM) është në kërkim të një Punonjëseje Pastrimi, e cila do të jetë nën mbikëqyrjen e Përgjegjëses së Turnit.
Qëllimi i Pozicionit:
Ky funksion ka për synim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës së pandërprerë në hapësirat e terminalit të aeroportit. Pozita përfshin mirëmbajtjen e zonave të përbashkëta, ambienteve për pasagjerët, nyjeve sanitare dhe pjesëve të tjera publike, duke siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe një pamje të rregullt e profesionale të mjedisit në çdo moment.
Detyrat
- Realizon pastrimin e zonave të terminalit.
- Kujdeset që ambientet të mbeten të pastra dhe të rregullta gjatë gjithë kohës.
- Mbledh dhe largon mbetjet sipas rregullave të higjienës në fuqi.
- Vepron pa vonesë në situata emergjente.
- Zbaton procedurat e sigurisë gjatë pastrimit në raste të veçanta.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëparshme në pastrim dhe ruajtje të higjienës, me përparësi përvojën në ambiente publike ose vende me frekuentim të lartë.
- Duhet të ketë njohuri themelore për rregullat dhe standardet e higjienës.
- Kërkohet aftësi për përdorim të sigurt dhe të duhur të materialeve, detergjentëve dhe pajisjeve të pastrimit.
- Duhet të jetë e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Nevojiten komunikim i mirë dhe sjellje profesionale me pasagjerët, stafin dhe vizitorët.