
Bëhu pjesë e Aroma Bay në rolin e Sanitares dhe kontribuo në një prej hallkave më të rëndësishme të ambientit — pastërtinë dhe higjienën. Këtu do të jesh personi që siguron që çdo hapësirë të jetë e pastër dhe e mirëpritur për mysafirët.
Në përditshmërinë tënde do të kujdesesh për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve, duke ruajtur standardet e larta të higjienës. Do të jesh pjesë e një ekipi ku përkushtimi dhe rregulli vlerësohen çdo ditë.
Nëse je i/e përgjegjshëm dhe i/e kujdesshëm, Aroma Bay të ofron punësim afatgjatë me kontratë të rregullt pune.