Përshkrimi
Farmatech SHPK po kërkon të angazhojë një Sanitare për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të zyrës, depos farmaceutike dhe apartamentit të kompanisë. Kandidatja e përshtatshme duhet të dallohet për korrektësi, përgjegjësi dhe kujdes në realizimin e detyrave të përditshme.
Detyrat
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të zyrave.
- Kujdesi për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të depos farmaceutike.
- Mirëmbajtja dhe pastrimi i apartamentit të kompanisë.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në pastrim dhe mirëmbajtje të ambienteve konsiderohet përparësi.
- Tregim korrektësie dhe përgjegjësie gjatë punës.
- Kujdes ndaj hollësive dhe përkushtim ndaj pastërtisë.
- Aftësi për të planifikuar detyrat dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe sjellje e rregullt me kolegët.
- Seriozitet, përpikëri dhe zbatim i orarit të punës.
Informacione shtesë
- Orari: E hënë - E premte, 08:00-16:00
- Adresa: Rruga “Siri Kodra”, Tiranë