Po kërkohet Sales Support / Back Office!
Jemi në kërkim të një personi të organizuar, që të mbështesë ekipin e shitjeve dhe të koordinojë furnizimin e klientëve me produkte.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përpunimi dhe ndjekja e porosive të klientëve
- Përgatitja dhe përditësimi i raporteve në Excel
- Planifikimi dhe koordinimi i itinerareve të shpërndarjes
- Koordinimi me ekipin e shitjeve, magazinën dhe transportin për dorëzimin e porosive në kohë
Kualifikimet:
- Njohuri të mira të Excel-it
- Aftësi për të përpunuar të dhëna dhe për të nxjerrë raporte të sakta
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
- Përvoja në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh