Përshkrimi
Sales Developer – Nestlé Professional
AGNA Group renditet ndër distributorët dhe partnerët më të rëndësishëm të markave premium ndërkombëtare në rajon. Përmes njësisë Nestlé Professional, kompania sjell zgjidhje novatore për industrinë Ho.Re.Ca., me synimin për të krijuar përvoja të veçanta për konsumatorët dhe për të ofruar standarde të larta të tregut.
Në pozitën e Sales Developer, kandidati do të ketë rol në zgjerimin e bazës së klientëve, forcimin e bashkëpunimeve afatgjata dhe rritjen e pranisë së markave Nestlé Professional në zonën Durres – Lushnje – Fier - Vlorë.
Detyrat
- Krijon klientelë të re në sektorin Ho.Re.Ca. dhe administron portofolin aktual të klientëve.
- Paraqet produktet dhe zgjidhjet e Nestlé Professional duke i përshtatur me kërkesat e klientëve.
- Zhvillon dhe ruan marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
- Zbulon mundësi të reja për biznes dhe ndihmon në realizimin e objektivave të shitjes.
- Negocion marrëveshje tregtare dhe ndjek ecurinë e performancës së klientëve.
- Garanton raportim të saktë, të plotë dhe në kohën e duhur për aktivitetet dhe rezultatet, sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Menaxhim Biznesi ose në fusha të afërta.
- Të paktën 2 vite përvojë në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim të klientëve.
- Njohja e tregut Ho.Re.Ca. ose përvoja në shitje B2B përbën përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe negocim.
- Qasje e orientuar drejt rezultateve, iniciativë dhe aftësi për krijimin e marrëdhënieve biznesore.
- Njohuri të gjuhës angleze, Microsoft Office dhe patentë drejtimi Klasi B.
Bëhu pjesë e AGNA Group dhe zhvillo karrierën tënde me Nestlé Professional.