Përshkrimi i rolit
Për një kompani partnere, HR Studio po kërkon një Sales Account Manager. Kandidati duhet të ketë përvojë në shitje dhe menaxhim klientësh, të synojë arritjen e rezultateve dhe të zotërojë aftësi të mira për organizimin dhe koordinimin e punës.
Përgjegjësitë
- Administrimi i portofolit të klientëve dhe zgjerimi i tij;
- Mbajtja e komunikimit të rregullt me klientët dhe rakordimi periodik me ta;
- Ndjekja e objektivave të shitjes dhe hartimi i raporteve në mënyrë periodike;
- Hartimi dhe përcjellja e ofertave, porosive dhe kontratave për shitje;
- Mbikëqyrja e ecurisë së porosisë, duke nisur nga pranimi i kërkesës deri te dorëzimi përfundimtar i produktit;
- Bashkërendimi me departamentin e prodhimit për të planifikuar porositë dhe për të siguruar përmbushjen e afateve;
- Organizimi i transportit dhe i dorëzimeve në bashkëpunim me logjistikën;
- Bashkërendimi me financën lidhur me faturimin, pagesat dhe ndjekjen e detyrimeve që kanë klientët;
- Mbajtja të përditësuara në sistemin e kompanisë e të dhënave për klientët dhe veprimtaritë e shitjes;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Kriteret e kualifikimit
- Arsim universitar i përfunduar në Administrim Biznesi, Ekonomi ose në fusha të përafërta;
- Përvojë pune në shitje, Account Management ose në pozicione të ngjashme;
- Zotërim shumë i mirë i aftësive për komunikim, negocim dhe administrim të marrëdhënieve me klientët;
- Aftësi të mira për organizimin e punës dhe bashkërendimin e disa proceseve në të njëjtën kohë;
- Përqendrim në përmbushjen e objektivave dhe arritjen e rezultateve;
- Njohja e mirë e paketës MS Office dhe e sistemeve për menaxhimin e klientëve vlerësohet si avantazh.
Ofertat për punonjësin përfshijnë:
- Pagesë në nivel konkurrues;
- Mjedis profesional pune me ritëm dinamik;
- Hapësira për zhvillim dhe avancim profesional;
- Qëndrueshmëri dhe mundësi për një bashkëpunim afatgjatë.
Dokumentet e kërkuara