Kompania DECON SH.P.K hap konkurs për pozitën e mëposhtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e saldimit të kornizave, komponentëve të ormaneve dhe elementeve të tjera prej metali.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë gjatë punës.
- Koordinimi me ekipin përgjatë procesit të prodhimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në pozitën e salduesit.
- Njohuri për përdorimin e pajisjeve të saldimit.
- Përgjegjshmëri dhe gatishmëri për punë në grup.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Marrëveshje të rregullt pune.
- Mjedis profesional dhe të sigurt pune.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale.
Lokacioni i punës është në Magj.Prishtinë-Ferizaj, Preoc.
Konkursi mbetet i hapur deri më 25.09.2026.