Përshkrimi
Si pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, Met Engineering kërkon një Ndihmës Saldatori të përgjegjshëm e të angazhuar për t’u bërë pjesë e ekipit. Për këtë rol kërkohet një kandidat me zotësi teknike, vëmendje ndaj cilësisë dhe motivim për t’u zhvilluar profesionalisht.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme si Ndihmës Saldator ose në punë me konstruksione metalike përbën përparësi.
- Kërkohet gatishmëri për të mësuar proceset e saldimit dhe për të përmirësuar aftësitë në këtë fushë.
- Sipas udhëzimeve të saldatorit, të japë ndihmë në përgatitjen, montimin dhe përpunimin e elementëve metalikë.
- Të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe të ndjekë udhëzimet për kryerjen e punës.
- Të tregojë përkushtim, korrektësi dhe përgjegjësi gjatë punës.
- Të zbatojë kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.