VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të stafit, po kërkojmë kandidatë të apasionuar pas turizmit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi dhe ka përzemër krijimin e eksperiencave unike për klientët, për t'u bashkuar me ekipin e Departamentit Incoming në pozicionin Agjent Rezervimi.
Detyrat e pozicionit:
- Pranimi, bërja, dhe ndjekja me përpikmëri e rezervimeve nëpërmjet telefonit, emailit apo platformave të tjera të komunikimit për (hotele, guidë, mjet transporti, restorant, muze, atraksione turistike, aktivitete, takime, etc) sipas programit të përcaktuar dhe deleguar.
- Paraqitja të dhënave në sistemin operativ të kompanisë.
- Respektimi rigoroz i deadline në përgjigje (ndaj klientit dhe furnitorit) sipas organikës së brendshme të kompanisë.
- Këshillues dhe orientues ndaj klientit për çdo paqartësi që mund të ketë gjatë procesit të konfirmimit apo të rezervimit .
- Update i vazhdueshëm dhe në kohë tek klientët për situatën e rezervimeve dhe përgjegjës për zgjidhjen e situatave problematike që mund të krijohen në rezervim.
- Mbajtja e komunikimit profesional dhe dinamik me klientët dhe me furnitorët nëpermjet email, telefon apo çdo mënyrë tjetër komunikimi përgjatë orarit normal të punës si edhe në kushte emergjence jashtë saj.
- Përgjegjës për ekzekutimin e saktë komercial të një oferte (dërgim proformë/invoice ndaj klientit) dhe përmbledhjen e pagesave të klientëve përpara check-in.
- Përgjegjës për ekzekutimin e saktë të kontratave për secilin operim (me furnitorët) dhe ndjekja me departamentin e financës deri në likujdimin e saktë të tyre.
- Respektimi i deadlines për mbylljet e grupeve në sistem.
- Raportim ditor/ javor/ mujor mbi punën dhe problematikat tek Drejtuesi i Departamentit.
- Maksimalizimi i përdorimit të inovacioneve, softeve operative, kanaleve të komunikimit që kompania vë në përdorim.
Kualifikimet:
- Diploma Universitare (me preferencë degët e Shkencave Ekzakte ose Gjuhët e Huaja).
- Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze (e detyrueshme). Gjuhet e tjera perbejne avantazh.
- Të kete eksperience në sektorin e turizmit, jo më pak se 2 vjet.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Të ketë pasion për industrinë.
- Të jetë costumer-oriented.
- Të mund të punojë në mënyrë të pavarur dhe të jetë i/e aftë të marrë vendime të shpejta e të sakta në varësi të situatave që krijohen në rezervim.
- Të jetë përdorues/e dhe mirëpritës/e i ndryshimeve teknologjike.
- Të ketë etikë pune dhe të dijë të punojë si pjesë e një skuadre.