NJOFTIM PUNËSIMI
Bëhuni pjesë e ekipit tonë dhe punoni në ambientin e ngrohtë të hotelit.
Hoteli SQUARE BY MARGO, i vendosur në qendër të Prishtinës, në sheshin Nënë Tereza, ka të lirë pozitën Recepcionist/e.
Detyrat kryesore për pozitën Recepcionist/e
- Kontrollon dhe realizon procedurat e check-in dhe check-out për mysafirët.
- Mban regjistrin e mysafirëve dhe vizitorëve që hyjnë në hotel dhe dalin prej tij.
- Zhvillon biseda të drejtpërdrejta dhe telefonike me klientët për shitjen e shërbimeve.
- Përgatit procedurën e faturimit.
- Realizon transaksionet monetare dhe të gjitha pagesat në përputhje me procedurat e arkës.
- Bashkëpunon dhe komunikon ngushtë me Departamentin e Mirëmbajtjes, duke ndjekur gjendjen e pastërtisë së dhomave.
- Zotëron informacion të plotë për hotelin, zonën përreth, aktivitetet dhe objektet fqinje, për t’ua përcjellë këto informacione mysafirëve.
Kualifikimet e nevojshme për Recepcionist/e
- Aftësi për komunikim të mirë dhe sjellje korrekte me klientët.
- Zotërim i shkëlqyer i anglishtes.
- Njohuri dhe aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve Microsoft Office.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja.
- Dokumentet e tjera përcjellëse.
Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i përmbushin kushtet e kërkuara.