Konkurs pune – Recepcionist/e
BINNI Prishtinë
Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 8, Llapnasellë
BINNI po kërkon një Recepcionist/e që të bëhet pjesë e ekipit profesional dhe energjik.
Detyrat kryesore:
- Të presë dhe të drejtojë klientët dhe vizitorët në mënyrë profesionale.
- Të pranojë dhe të administrojë thirrjet hyrëse.
- Të kujdeset për komunikimin dhe korrespondencën përmes email-it.
- Të ofrojë informacione dhe udhëzime për klientët.
- Të përgatisë, të sistemojë dhe të menaxhojë dokumentacionin.
- Të regjistrojë dhe të përcjellë kërkesat e klientëve.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për koordinimin e aktiviteteve të përditshme.
- Të mbajë komunikim të saktë, profesional dhe pozitiv me klientët.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë arsim të mesëm ose universitar.
- Përvoja e mëparshme në recepsion, administratë ose shërbim ndaj klientit konsiderohet avantazh.
- Të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë të Microsoft Office.
- Të jetë i/e aftë për menaxhimin e email-eve dhe dokumentacionit.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe paraqitje profesionale.
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe të trajtojë disa detyra në të njëjtën kohë.
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.