Hotel Garden ka hapur vend të lirë pune për pozitën e Recepsionistes. Po kërkohet një person i sjellshëm, i përkushtuar dhe mikpritës, i/e aftë të ofrojë shërbim cilësor për mysafirët e hotelit.
Detyrat kryesore:
- Të presë dhe të përcjellë mysafirët me korrektësi gjatë ardhjes dhe largimit të tyre nga hoteli.
- Të krijojë dhe të ruajë një ambient të këndshëm dhe profesional përgjatë gjithë qëndrimit të mysafirëve.
- Të ofrojë informacionin e nevojshëm lidhur me shërbimet e hotelit, atraksionet në zonë dhe ofertat promocionale.
- Të regjistrojë dhe të administrojë të dhënat e mysafirëve.
- Të koordinojë rezervimet dhe kërkesat e mysafirëve.
- Të realizojë pagesat për shërbimet që ofrohen.
- Të komunikojë me mysafirët potencialë dhe t’i rikontaktojë sipas nevojës.
- Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit për përmbushjen e kërkesave të mysafirëve.
- Të kryejë edhe detyra të tjera, sipas udhëzimeve të menaxherit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Të zotërojë gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
- Të jetë e motivuar dhe e gatshme të punojë nën presion, si edhe jashtë orarit kur kërkohet.
- Përvoja e mëhershme në role të ngjashme vlerësohet si avantazh.
Orari i punës:
- Puna zhvillohet me ndërrime, në varësi të nevojave të hotelit.
- Punonjësja gëzon të drejtën e dy ditëve pushim brenda javës.
Dokumentet e nevojshme:
- CV e përditësuar me fotografi (format i vogël).