Jemi në kërkim të një Recepsionisteje për ekipin tonë në Prishtinë.
Nëse jeni e organizuar, komunikative dhe profesionale, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit të NEO Lubricants.
Në këtë pozitë, do të jesh pika e parë e kontaktit për klientët dhe vizitorët tanë, si dhe do të ofrosh mbështetje në aktivitetet administrative të përditshme.
Detyrat kryesore
- Mirëpritja e klientëve dhe vizitorëve
- Përgjigjja në telefonata
- Pranimi dhe përcjellja e kërkesave/porosive
- Organizimi i takimeve
- Futja dhe përditësimi i të dhënave
- Menaxhimi i dokumenteve dhe postës
- Mbështetje administrative për ekipin
Kualifikimet
- Minimum 2 vite përvojë në recepsion ose administratë
- Komunikim i mirë në shqip dhe anglisht
- Aftësi të mira organizative
- Njohuri në Microsoft Office
- Qasje profesionale dhe përgjegjësi në punë
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese
- Ambient profesional pune
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë