Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Punonjëse Zyre që do të merret me administrimin e shitjeve dhe me komunikimin e përditshëm me klientët.
- Të administrojë procesin e shitjeve dhe marrëdhëniet me klientët.
- Të evidentojë faturat e blerjes.
- Të monitorojë dhe bashkërendojë porositë.
- Të organizojë transportin dhe të koordinohet me drejtuesit e mjeteve.
- Të ndjekë ecurinë e porosive nga pranimi i tyre deri në dorëzim.
Kualifikimet
Kërkesat
- Përvoja në shitje ose në punë administrative konsiderohet përparësi.
- Të ketë shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Të zotërojë njohuri bazë në Excel dhe në programe kompjuterike.
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi gjatë punës.
Vendndodhja: Sauk, Tirane