Bashkia e Tiranës hap konkurs për pozitën Punonjës Recepsioni
Mundësi punësimi te Bashkia e Tiranës për pozitën Punonjës Recepsioni pranë Sektorit të Shërbimeve të Administratës dhe Njësive Administrative, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse. Nëse je i sjellshëm, i organizuar dhe të pëlqen të jesh fytyra e parë që mirëpret njerëzit, ky rol është për ty.
Në përditshmërinë tënde do të mirëpresësh vizitorët në mënyrë profesionale dhe mikpritëse, do t'i drejtosh drejt departamenteve të duhura dhe do të përgjigjesh ndaj telefonatave hyrëse. Do të mbash një regjistër të saktë të vizitorëve, do të organizosh dokumentat e zyrës dhe do të koordinosh takime e kalendarin e mbledhjeve të institucionit.
Do të sigurosh një ambient të pastër dhe të rregullt në zonën e recepsionit dhe do të kujdesesh që materialet promovuese e informuese të jenë gjithmonë të disponueshme. Është një pozitë ideale për dikë komunikues, të përpiktë dhe me etikë profesionale.
Autoritetet:
- Të mirëpresë vizitorët në mënyrë profesionale dhe mikpritëse
- Të drejtojë vizitorët në departamentet e duhura dhe të informojë punonjësit për ardhjen e tyre
- Të përgjigjet telefonatave hyrëse dhe t'i drejtojë tek personat e duhur
- Të mbajë një regjistër të saktë të vizitorëve
- Të organizojë dhe të mirëmbajë dokumentat dhe skedat e zyrës
- Të koordinojë takime dhe të menaxhojë kalendarin e mbledhjeve dhe ngjarjeve të institucionit
- Të informojë stafin për ndryshimet dhe zhvillimet e reja në rendin e ditës
- Të sigurojë një ambient të pastër dhe të rregullt në zonën e recepsionit
- Të sigurojë që të gjitha materialet promovuese dhe informuese të jenë të disponueshme dhe të azhornuara
Kërkesat e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore
Kërkesat e posaçme:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Arsimi: Diplomë e shkollës së mesme ose ekuivalent
- Eksperienca e mëparshme në një rol recepsioni ose shërbimi ndaj klientit është e preferuar
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim
- Aftësi për të përdorur pajisjet e zyrës, përfshirë telefonat dhe kompjuterat
- Aftësi për të menaxhuar kohën dhe detyrat në një mjedis dinamik
- Njohuri bazë të aplikacioneve të Microsoft Office (Word, Excel, Outlook)
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë
- Të tregojë korrektësi dhe etikë profesionale gjatë ushtrimit të detyrës
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë për aplikim, CV, fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë e përbërjes familjare, fotokopje e diplomës dhe lista e notave e noterizuar, çertifikata kualifikimi (nëse ka), fotokopje e librezës së punës, motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është/ka qenë i punësuar), raport mjeko-ligjor, vërtetim i gjendjes gjyqësore, dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).