Përshkrimi
Big Market, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po kërkon të shtojë në ekip një Punonjës Marketi për turnin e 3-të në zonën Don Bosko-9 Katëshet.
Detyrat
- Kujdeset për organizimin e punës dhe ecurinë e saj gjatë turnit të natës, në mënyrë që marketi të funksionojë pa ndërprerje.
- Mban nën kontroll rregullin dhe sistemimin e hapësirave të marketit, rafteve, depos dhe zonave të shërbimit gjatë gjithë ndërrimit.
- Mbikëqyr realizimin e detyrave që Menaxheri i Marketit ka lënë për ekipin e këtij turni.
- Ndihmon dhe orienton klientët gjatë shërbimit, duke ofruar komunikim të saktë dhe profesional.
- Trajton çështjet operative që mund të shfaqen gjatë turnit dhe ndërmerr zgjidhjet përkatëse brenda përgjegjësive të pozicionit.
- Bën verifikimin dhe mbylljen e arkës në përfundim të turnit, duke kontrolluar përputhjen e gjendjes fizike me dokumentacionin përkatës.
- Ka përgjegjësi për mbrojtjen e aseteve, produkteve dhe pajisjeve të marketit gjatë kohës që është në detyrë.
- Siguron që marketi të jetë gati dhe në gjendjen e duhur për vijimin e punës nga turni pasues.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Kërkohet korrektësi dhe disiplinë në respektimin e Kodit të Sjelljes së Kompanisë.
- Nevojitet angazhim maksimal gjatë orarit të punës.
- Kandidati duhet të jetë i disponueshëm për të punuar në turnin e 3-të.
- Preferohen kandidatë të moshës 25 -40 vjec.