Transport & LogjistikeTiranë4 ditë më parëFull Time
Përmbledhja
Departamenti: Njësia e magazinës
Vendndodhja: Muçaj, Vorë, Km 2-të rruga Vorë-Rinas
Varësia hierarkike: Raporton te Magazinieri
Orari: Me kohë të plotë
Për kompaninë
Në tregun shqiptar, BBI Group zë një pozicion udhëheqës në distribucionin e lëndëve të para ushqimore dhe bashkëpunon me furnitorë e klientë të rëndësishëm në shkallë kombëtare. Përmes rrjetit të konsoliduar logjistik dhe vëmendjes ndaj cilësisë e efikasitetit, BBI synon të rritet vazhdimisht dhe të sjellë inovacion në sektorin agro-ushqimor.
Qëllimi i rolit
Roli Punonjës Magazine mbulon ecurinë e veprimtarive të përditshme të magazinës, nga pranimi dhe sistemimi i mallrave deri te përgatitja e porosive për shpërndarje. Për këtë punë nevojiten vëmendje e veçantë ndaj hollësive, organizim, përgjegjësi dhe gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
Përgjegjësitë
Detyrat kryesore të pozicionit:
Merr në dorëzim mallrat që mbërrijnë dhe verifikon nëse ato përputhen me dokumentet shoqëruese.
Vendos dhe organizon produktet në rafte ose në zonat e përcaktuara të depos.
Bën gati mallrat për shpërndarje sipas porosive të marra.
Ndihmon në ngarkimin e mallrave në automjete dhe në shkarkimin e tyre.
Kujdeset që hapësirat e magazinës të mbeten të pastra dhe të rregullta.
Verifikon rregullisht inventarin dhe raporton mungesat ose dëmtimet e produkteve.
Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë dhe procedurat e sigurisë.
Koordinon punën me ekipin e logjistikës dhe shoferët për të siguruar ecuri efikase të porosive.
Kualifikimet e nevojshme
Kriteret:
Përvoja në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
Kërkohet aftësi për ta organizuar punën dhe për ta kryer atë me përgjegjësi.
Nevojitet aftësi fizike për zhvendosjen e mallrave dhe për punë në një mjedis aktiv.
Kërkohen aftësi bashkëpunimi në ekip dhe respektimi të afateve.
Nevojitet gatishmëri për angazhim me orar të plotë dhe, sipas ngarkesës, herë pas here me orar fleksibël.
Përfitimet që ofrojmë:
Mjedis dinamik që mbështet bashkëpunimin.
Shpërblim financiar konkurrues krahasuar me tregun.
Kushte të sigurta pune dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
KUFIZIMET E PËRSHKRIMIT:
Sipas Nenit 21/3/c të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, përshkrimi i punës duhet të jetë pjesë e Kontratës së Punës.
Detyrat e paraqitura këtu nuk përbëjnë tërësinë e angazhimeve të punonjësit në këtë pozicion. Ai duhet të zbatojë edhe udhëzime të tjera që lidhen me punën dhe të kryejë detyra të tjera përkatëse të caktuara nga eprori, në përputhje me Kodin e Punës.