Elnor po zgjeron ekipin – kërkon Punëtor/e në Prodhim
Pozita e Punëtorit/es në prodhim te ELNOR SH.P.K. të ofron mundësinë të jesh pjesë e linjës ku krijohen produktet e drurit që kompania i ka bërë të njohura për cilësinë dhe dizajnin e tyre unik.
Do të punosh në një ambient me dinamikë të lartë, së bashku me një ekip ku bashkëpunimi dhe korrektësia mbajnë gjithçka në lëvizje. Do të fitosh aftësi praktike dhe teknike që vlejnë në çdo fazë të karrierës në industrinë e prodhimit.
ELNOR ka dy vende të lira për këtë pozitë dhe ofron punësim afatgjatë, sigurim shëndetësor dhe mundësi të vazhdueshme për aftësim dhe avancim profesional.
Detaje shtesë
- 2 vende të lira pune
- Aftësi të mira praktike, teknike dhe funksionale
- Përvojë pune në pozitën përkatëse ose në sektor të ngjashëm
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente me dinamikë të lartë pune
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet
Çfarë ofrohet:
- Vend pune i qëndrueshëm dhe afatgjatë,
- Ambient profesional me standarde të larta pune,
- Punë me teknologji dhe pajisje moderne,
- Mundësi për aftësim dhe zhvillim profesional,
- Mundësi për avancim në karrierë,
- Ambient miqësor dhe bashkëpunues pune,
- Sigurim shëndetësor,
- Kontratë pune në përputhje me kushtet dhe marrëveshjen e punës