Përshkrimi
ARKA Hotel, që bën pjesë në ATDG (Art and Tourism Development Group), një ndër kompanitë udhëheqëse në turizëm dhe hoteleri, kërkon të punësojë Punetor per Transport dhe Sistemim Materialesh.
Përgjegjësitë
- Transporton materiale, pajisje dhe produkte të ndryshme nga magazina drejt sektorëve përkatës brenda hotelit ose kompleksit.
- Kujdeset që materialet të zhvendosen me siguri dhe kujdes, duke respektuar kërkesat e drejtuesve të sektorëve.
- Ndihmon në veprimtaritë logjistike të ngarkimit, shkarkimit dhe shpërndarjes së brendshme.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë aftësi fizike dhe të jetë i aftë të bashkëpunojë.
- Të tregojë përgjegjësi për respektimin e orarit dhe përmbushjen e detyrave.