OLYMP HAUS – Shpallje për punësim
Kompania OLYMP Haus, me bazë në Prishtinë në adresën e fabrikës në Zona Industriale, vepron në fushën e prodhimit dhe montimit të shtëpive të parafabrikuara. Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, kompania kërkon të angazhojë 5-6 punëtorë për prodhim dhe montim.
Kërkohen persona të ndërgjegjshëm, të zellshëm dhe me motivim për t’iu bashkuar ekipit profesional të kompanisë.
Përparësi për kandidatët me përvojë në
- punë në ndërtim dhe montim;
- përpunim të drurit dhe punë me dru;
- montimin e konstruksioneve;
- përdorimin e veglave dhe pajisjeve të punës;
- prodhimin ose montimin e elementeve të shtëpive të parafabrikuara.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të marrin pjesë në prodhimin e elementeve për shtëpi të parafabrikuara;
- Të kryejnë montimin dhe finalizimin e elementeve sipas planeve dhe udhëzimeve teknike;
- Të përdorin veglat dhe pajisjet e punës në mënyrë të rregullt dhe të sigurt;
- Të kujdesen për cilësinë dhe saktësinë e punimeve;
- Të mbajnë rendin dhe pastërtinë në hapësirën e punës;
- Të bashkëpunojnë me ekipin gjatë proceseve të prodhimit dhe montimit;
- Të zbatojnë rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë;
- Të jenë të gatshëm për angazhim në terren, sipas kërkesave të projekteve.
Kërkesat
- Përvojë pune në ndërtimtari, montim, zdrukthëtari ose fusha të përafërta;
- Shkathtësi praktike dhe teknike;
- Ndjenjë përgjegjësie dhe seriozitet në punë;
- Aftësi për punë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin;
- Respektim të orarit dhe të rregullave të punës;
- Përkushtim dhe vullnet për angazhim.
Kandidatët që kanë përvojë në ndërtim dhe montim do të trajtohen me përparësi.