Prodhim & IndustriPrishtinë1 javë më parëFull Time
Cilësia e mobilieve tona varet nga detajet! Di Casa Home kërkon punëtorë të vullnetshëm dhe praktikantë për sektorin e gërryerjes, ku materiali merr formën dhe lëmimin e duhur para procesit të lyerjes apo montimit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Për Punëtorët: Gërryerja dhe lëmimi i elementeve të drurit dhe MDF-it sipas standardeve të cilësisë.
Për Praktikantët: Mësimi i teknikave të gërryerjes manuale dhe asaj me makina vibruese.
Përdorimi i pajisjeve profesionale për lëmim dhe pastrim të sipërfaqeve.
Identifikimi dhe eliminimi i parregullsive në sipërfaqen e materialit.
Përgatitja e pjesëve për procesin e ngjyrosjes (llakimit) duke siguruar pastërti maksimale.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
Për Punëtorët:
Përvojë paraprake në gërryerje të mobilieve apo në industri të ngjashme.
Njohuri mbi llojet e letrave gërryese (shmirglave) dhe përdorimin e tyre sipas materialit.
Sy të mprehtë për detaje dhe durim për punë precize.
Për Praktikantët:
Nuk kërkohet përvojë – kërkohet vullnet dhe forcë për punë.
Kujdes ndaj detajeve (prekja dhe vërejtja e parregullsive në material).
Gatishmëri për të mësuar një zanat që kërkon disiplinë dhe durim.
ÇFARË OFROJMË NE?
Paga konkurruese për punëtorët dhe praktikë me pagesë për praktikantët.
Mundësi trajnimi për teknikat më të reja të finalizimit të drurit.
Ambient pune ku vlerësohet saktësia dhe përkushtimi.
Mundësi punësimi afatgjatë dhe rritje profesionale brenda fabrikës.