Cilësia e mobilieve tona varet nga detajet! Di Casa Home kërkon punëtorë të vullnetshëm dhe praktikantë për sektorin e gërryerjes, ku materiali merr formën dhe lëmimin e duhur para procesit të lyerjes apo montimit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Për Punëtorët: Gërryerja dhe lëmimi i elementeve të drurit dhe MDF-it sipas standardeve të cilësisë.
- Për Praktikantët: Mësimi i teknikave të gërryerjes manuale dhe asaj me makina vibruese.
- Përdorimi i pajisjeve profesionale për lëmim dhe pastrim të sipërfaqeve.
- Identifikimi dhe eliminimi i parregullsive në sipërfaqen e materialit.
- Përgatitja e pjesëve për procesin e ngjyrosjes (llakimit) duke siguruar pastërti maksimale.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
Për Punëtorët:
- Përvojë paraprake në gërryerje të mobilieve apo në industri të ngjashme.
- Njohuri mbi llojet e letrave gërryese (shmirglave) dhe përdorimin e tyre sipas materialit.
- Sy të mprehtë për detaje dhe durim për punë precize.
Për Praktikantët:
- Nuk kërkohet përvojë – kërkohet vullnet dhe forcë për punë.
- Kujdes ndaj detajeve (prekja dhe vërejtja e parregullsive në material).
- Gatishmëri për të mësuar një zanat që kërkon disiplinë dhe durim.
ÇFARË OFROJMË NE?
- Paga konkurruese për punëtorët dhe praktikë me pagesë për praktikantët.
- Mundësi trajnimi për teknikat më të reja të finalizimit të drurit.
- Ambient pune ku vlerësohet saktësia dhe përkushtimi.
- Mundësi punësimi afatgjatë dhe rritje profesionale brenda fabrikës.