Kompania “Marketing & Distribution” sh.p.k. njofton hapjen e konkursit për pozitën e mëposhtme:
- Punëtor në Depo (përgatitje malli/etiketim)
Përshkrimi i punës:
Në këtë rol, punëtori i depos angazhohet në përgatitjen e mallit, sistemimin e tij në vendet e përcaktuara, vendosjen e etiketave dhe kryerjen e detyrave të zakonshme të depos sipas udhëzimeve të menaxherit të sektorit dhe procedurave të kompanisë. Pozita është e bazuar në Prishtinë.
Përgjegjësitë:
- Të vendosë mallin në depo në hapësirat e caktuara.
- Të përgatisë mallin sipas porosive dhe faturave për dalje nga depo.
- Të bëjë etiketimin e mallit në përputhje me standardet e përcaktuara.
- Të ndërtojë marrëdhënie të mira pune me kolegët.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë që lidhen me punën në depo.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë aftësi organizative dhe menaxhim të mirë të kohës.
- Të jetë i aftë për punë ekipore.
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të jetë fleksibil sa i përket orarit të përcaktuar.
Dokumentet e kërkuara:
- CV.
- Diploma e shkollës së mesme.
- Çdo dokument tjetër që kandidati e konsideron të rëndësishëm për aplikim.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhjen për intervistë do të informohen të paktën dy javë pas përfundimit të afatit të njoftimit.