Përshkrimi i punës
AD-TRADE shpk, e cila ushtron aktivitet në import dhe tregtim, po kërkon një Punëtor Magazine për t'iu bashkuar kompanisë.
Përgjegjësitë:
- Kryerja e ngarkimit dhe e shkarkimit të mallrave.
- Vendosja e produkteve në magazinë dhe mbajtja e tyre të organizuara.
- Bërja gati e porosive të klientëve.
- Mbështetja e veprimtarive të përditshme në magazinë.
Kërkesat për kandidatin:
- Të tregojë përgjegjësi, korrektësi dhe angazhim në punë.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë me ekipin.
- Eksperienca e mëparshme në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.
Çfarë ofron kompania?
- Mundësi për një marrëdhënie pune afatgjatë.
- Pagesë të kënaqshme, të përcaktuar sipas pozicionit dhe përvojës.
- Mjedis profesional pune, ku respektohet korrektësia.
AD-TRADE sh.p.k. ju fton të bëheni pjesë e ekipit të saj!
Dokumentet e kërkuara