Përshkrimi
Techno Resin po kërkon të angazhojë Punëtor Magazine / Shofer, i cili do të kujdeset për administrimin e mallrave në magazinë dhe për dërgimin e tyre sipas kërkesave të kompanisë.
Detyrat kryesore:
- Vendosja, ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve, si edhe organizimi i tyre në magazinë.
- Përgatitja e porosive të destinuara për klientë.
- Dërgimi dhe shpërndarja e produkteve sipas nevojës.
- Ruajtja e rendit dhe e organizimit brenda magazinës.
Kërkesat:
- Patentë drejtimi e vlefshme.
- Sjellje e përgjegjshme dhe korrektësi në punë.
- Përvoja në magazinë ose në pozitë shoferi konsiderohet përparësi.
Kushtet e punës
Ofrohen kushte të favorshme pune dhe pagë e kënaqshme.