Përshkrimi
AZA Electronics po kërkon të angazhojë një Punëtor Magazine.
Pozicioni i punës ndodhet në Kamez.
Detyrat
- Bën shpërndarjen e mallrave.
- Kujdeset për rregullimin dhe organizimin e artikujve në magazinë.
- Përfshihet në verifikimin e mallrave gjatë procesit të furnizimit.
- Së bashku me shoferin, dërgon mallrat në adresën përkatëse.
- Realizon edhe detyra të tjera që mund t’i caktohen gjatë ditës.
Kualifikimet
- Kërkohet të jetë person energjik, i motivuar, me autoritet dhe me aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë patentë të kategorisë B; kjo përbën përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.