Përshkrimi
Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe vepron në sektorin e shitjes me pakicë. Në hapësirat e saj ofron produkte të ndryshme për fëmijë, duke përfshirë lodra, dhurata, libra, artikuj kancelarie, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpi.
Përmbledhja e pozicionit: Punëtori i magazinës kujdeset për stokun fizik të dyqanit që ndodhet në magazinë, si edhe për mbajtjen e saj në gjendje të rregullt.
Detyrat
- Siguron ruajtjen e duhur dhe gjendjen e produkteve.
- Pranon furnizimet duke ndjekur udhëzimet përkatëse.
- Përgatit porositë për departamentet.
- Rendit produktet sipas kategorive të tyre.
- Mban hapësirën e magazinës të pastër dhe të sistemuar.
- Jep ndihmë gjatë shkarkimit të mallrave.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i ulët ose i mesëm.
- Nevojitet së paku 1 vit përvojë pune në sistemim ose magazinë.