Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, ndër shoqëritë kryesuese të importit dhe distribucionit në Shqipëri, ka një vend të lirë pune për pozicionin Punëtor Magazine.
Ky rol përfshin përgatitjen, kontrollimin, paketimin, etiketimin dhe sistemimin e produkteve dhe porosive në magazinë, krahas ngarkimit e shkarkimit të mjeteve të transportit, për të mbajtur në funksionim të rregullt proceset e shpërndarjes. Punonjësi kryen gjithashtu kontrolle rutinë të pajisjeve të punës dhe ndjek procedurat operacionale dhe rregullat e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.
Detyrat kryesore
- Ngarkon dhe shkarkon makinat, merr porositë, përpunon fletë-ngarkesat, kontrollon, ambalazhon dhe paketon produktet, si edhe emërton dërgesat dhe hyrjet e reja.
- Vendos në platformën e ngarkimit produktet e përgatitura për shpërndarje.
- Sistemon produktet e sapoardhura në vendet përkatëse të magazinës, sipas emërtimit, bar-kodit dhe skadencës.
- Kontrollon mirëmbajtjen e transpaletave elektrike dhe atyre të dorës, me qëllim parandalimin e problemeve.
- Zbaton procedurat standarde operacionale dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë gjatë kryerjes së detyrave.
- Paketon produktet e përgatitura për dërgesë dhe materialet publicitare, duke mbledhur ambalazhet, kutitë dhe etiketat.
- Ndihmon departamentin me detyra të tjera që nevojiten për vazhdimësinë e punës.
Kriteret e kualifikimit
- Kërkohen 2 vite përvojë pune në role të ngjashme.
- Nevojiten aftësi të mira në komunikim.
- Kërkohet aftësi për të bashkëpunuar në grup.
- Kufiri i moshës është deri në 35vjeç.
Dokumentet e kërkuara