Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe vepron në sektorin e shitjes me pakicë. Në hapësirat e saj ofron produkte të ndryshme për fëmijë, duke përfshirë lodra, dhurata, libra, materiale kancelarie, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpi.
Përmbledhje e rolit: Punëtori i magazinës kujdeset për stokun fizik të dyqanit që mbahet në magazinë, si edhe për mirëmbajtjen e saj.
Detyrat
- Siguron ruajtjen e duhur dhe gjendjen e produkteve.
- Pranon furnizimet në përputhje me udhëzimet.
- Përgatit porositë për departamentet.
- Rendit produktet sipas kategorive përkatëse.
- Kujdeset që magazina të mbetet e pastër dhe e rregullt.
- Jep ndihmë gjatë shkarkimit të mallit.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i ulët ose i mesëm.
- Nevojitet të paktën 1 vit përvojë pune në sistemim ose në magazinë.