Përshkrimi
Recruit Albania Group po kërkon të punësojë Punëtor Fabrike, Polisterol Celik.
Paga: 60,000 lekë neto/muaj
Numri i vendeve të lira: 4
Detyrat
- Zbatimi i proceseve të prodhimit për polisterol dhe çelik, duke ndjekur udhëzimet e përcaktuara.
- Përdorimi i makinerive dhe i pajisjeve të prodhimit pas përfundimit të trajnimit përkatës.
- Paketimi, organizimi dhe përgatitja e produkteve të gatshme.
- Kryerja e kontrollit bazë të cilësisë gjatë zhvillimit të prodhimit.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e punës.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë gjatë punës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në fabrikë ose në procese prodhimi konsiderohet përparësi.
- Mund të pranohen edhe kandidatë me më pak përvojë, pasi ofrohet trajnim në vendin e punës.
- Aftësi për punë fizike dhe bashkëpunim në ekip.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe vullnet për të mësuar.
- Gatishmëri për të punuar sipas organizimit të fabrikës.