KONKURS
për plotësimin e vendeve të lira të punës
Institucioni: Komuna e Pejës - Drejtoria e Arsimit
Numri i pozitave: Një (1)
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori/esha e shkollës
Grada-Koeficienti: 6.70 Orë pune në javë: 40
Periudha e kontratës: Afat i pacaktuar
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Nr. Referencës: 01-112/01-0064549/26
Data e njoftimit: 25.08.2026
Përshkrimi i detyrave të punës
- Të bëjë vlerësimin dhe interpretimin e çështjeve që lidhen me procesin mësimor, si edhe me zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve.
- Të japë mbështetje për tejkalimin e vështirësive psikologjike në bashkëpunim me të gjithë akterët e shkollës.
- Të ndihmojë në identifikimin e nxënësve që hasin vështirësi në të nxënë, si dhe të nxënësve të talentuar.
- Të realizojë intervista me nxënës, mësimdhënës dhe prindër, si dhe procedura të tjera vlerësimi objektiv, duke propozuar dhe zbatuar masa për ndërhyrje psiko-edukative individuale dhe grupore.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me arsimtarët për nxënësit që kanë nevojë për ndihmë ose përballen me probleme personale.
- Të këshillojë nxënësit që kanë nevojë për mbështetje në mësim, në punë të vazhdueshme, në zgjedhjen e profesionit ose në tejkalimin e problemeve personale.
- Të punojë me nxënësit për zhvillimin e strategjive efikase të të nxënit, të zhvillimit social e personal, të vetëmonitorimit dhe të shkathtësive të tjera kognitive.
- Të zhvillojë seanca këshillimi individuale dhe/ose në grup, të përqendruara në funksionimin e shëndetshëm të nxënësit.
- Të hartojë raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës.
- Të marrë pjesë në komisione profesionale.
Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë të zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi sipas legjislacionit në fuqi.
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë për kryerjen e detyrave përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar për vepër penale të kryer me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë arsimimin e kërkuar për pozitën për të cilën aplikon.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kushtet e kualifikimit dhe kriteret e përzgjedhjes
Përzgjedhja e kandidatëve zhvillohet mbi bazën e kritereve të përcaktuara me aktet juridike që rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar, përkatësisht Ligjit nr 04/L-032 dhe Ligjit nr 03/L-068, si dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr 34/2014 dhe Udhëzimin Administrativ nr 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
- Niveli Master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim
- Fakulteti i Psikologjisë
Dokumentet e nevojshme
- Ekstrakti i lindjes (kopje)
- Diploma e noterizuar e Masterit dhe Fakultetit (kopje)
- Letërnjoftimi (kopje)
- Certifikatë nga Gjykata që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime (origjinali)
- Certifikata të trajnimeve (kopje)
- Vërtetim për zotësi të plotë të veprimit nga QPS
- Certifikatë shëndetësore (pas pranimit në punë)
Vlerësimi i kandidatëve
Vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve do të realizohet përmes:
a) testit me shkrim, i cili përfaqëson 50% të vlerësimit të përgjithshëm dhe ka gjithsej 100 pikë;
b) intervistës me gojë, ku përfshihet edhe vlerësimi i portofolios, dhe që përbën 50% të vlerësimit të përgjithshëm.
Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe nuk kthehet pas përfundimit të procedurës së rekrutimit.
Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës dhe konkurrojnë për këtë pozitë duhet t’i kenë diplomat, përkatësisht gradat universitare të fituara, të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 12/2018 të datës 10.09.2018. Në të kundërtën, gjatë fazës së selektimit, komisioni do të refuzojë çdo aplikacion që nuk e plotëson këtë kusht të konkursit.
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret dhe përfshihen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.