BLOconomy po zgjerohet dhe të fton të bëhesh pjesë e ekipit si Project Manager në një pozicion full-time. Nëse je i organizuar, komunikues dhe të pëlqen të drejtosh projekte nga ideja deri në realizim, ky rol është për ty.
Në këtë rol do të jesh pjesë e projekteve dhe iniciativave të ndryshme të BLOconomy. Do të koordinosh dhe menaxhosh projektet, do të organizosh e ndjekësh eventet dhe aktivitetet, dhe do të koordinosh me ekipin, partnerët e bashkëpunëtorët. Do të planifikosh detyrat, do të respektosh afatet dhe do të ndjekësh proceset nga planifikimi deri në realizim.
Do të mbash komunikim të vazhdueshëm mes palëve të përfshira dhe do të mbështesësh zhvillimin e projekteve e iniciativave të reja. Është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e BLOconomy.