Mundësi Punësimi
TEB SH.A. është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas. TEB SH.A. është duke kërkuar një kandidat të kualifikuar për pozitën e Zyrtarit të Prokurimit, i cili do të punësohet në Zyrën Qendrore.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri ose studime relevante në këtë fushë
- Përvojë në Prokurim, Blerje, Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit dhe Menaxhim të Furnizuesve
- Aftësi të forta analitike, negociuese, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje
- Aftësi për të krijuar komunikim të mirë me klientët dhe furnizuesit e brendshëm dhe për të përmbushur pritjet e tyre
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe shqipe, me komunikim efektiv me shkrim e verbal gjatë proceseve të prokurimit (njohja e gjuhës turke përbën avantazh)
- Aftësi të mira në aplikacionet MS Office
- Aftësi për të mësuar dhe kuriozitet
- Pasion për qëndrueshmëri
- Orientim drejt punës në ekip dhe bashkëpunimit
Përgjegjësitë kryesore:
- Siguron ekzekutimin kompetent dhe cilësor të të gjitha detyrave të rregullta të blerjes dhe punëve administrative përkatëse
- Ul kostot brenda fushës së përgjegjësisë dhe monitoron e arrin objektivat e kursimit
- Analizon, monitoron dhe parashikon faktorët kryesorë të kostos dhe tregut
- Siguron që proceset e tenderimit, kontratës, porosisë dhe dorëzimit të kryhen efektivisht dhe në kohë, në përputhje me procedurat e kompanisë, objektivat buxhetore dhe kërkesat rregullatore
- Menaxhon proceset e tenderimit, vlerësimit dhe negociimit me klientët dhe furnizuesit e brendshëm
- Kryen analiza financiare të ofertave, vlerësimeve dhe raporteve
- Siguron dokumentacionin e duhur dhe propozon opsionin më të përshtatshëm për secilin aktivitet prokurimi
- Menaxhon proceset e kontratave dhe kontrollon kushtet tregtare të rëna dakord me furnizuesit, siç pasqyrohen në formularët e kontratave
- Lëshon urdhrat e blerjes në përputhje me kushtet dhe specifikimet e përcaktuara dhe koordinon me furnizuesit për dorëzim në kohë