ASHA kërkon të plotësojë pozitën Print Officer
Për Departamentin e Printit, ASHA kërkon një bashkëpunëtor të motivuar dhe të përgjegjshëm, që do të merret me përgatitjen, prodhimin dhe montimin e materialeve të larmishme reklamuese.
Aftësitë dhe kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë përvojë të mëparshme me shtypin digjital dhe me përgatitjen e materialeve për printim.
- Të zotërojë njohuri dhe përvojë në brendimin e materialeve reklamuese, duke përfshirë aplikimin e folieve PVC mbi xhama, vetura, cerada dhe sipërfaqe të tjera.
- Të jetë i aftë në punët praktike të prodhimit dhe përfundimit të materialeve: prerje, montim, paketim dhe përgatitje për dorëzim.
- Të zotërojë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe përpikëri, si dhe të jetë i aftë të bashkëpunojë në ekip.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja.
- Të dhënat tuaja të kontaktit.