
E themeluar në Tiranë në vitin 2019, MATILPRO SHPK merret me prodhimin dhe shitjen e artikujve tekstilë për fëmijë. Gama e saj përfshin jastëkë, çarçafë, jorganë, jastëkë për gratë shtatzëna dhe produkte të tjera tekstile për fëmijë. Kompania dallohet për cilësi të lartë, korrektësi dhe çmime konkurruese.
Synimi dhe përparësia jonë kryesore është ofrimi i shërbimit cilësor e korrekt, në përputhje me standardet botërore të prodhimit.
Matilpro Sh.p.k kërkon të zgjerojë stafin me punonjës energjikë dhe profesionistë.
Aktualisht, kompania e prodhimit të tekstileve ka një vend të lirë pune për Prestar/Ndihmes Prestar.
Orari i punës: 07:00-15:30